Vdes një person në Istog, u lëndua rëndë në kokë gjatë manovrimit me paragllajd
Kronika
January 29, 2025 - 14:39
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak kohësh në fshatin Sine të Istogut.
Siç merret vesh, një person është lënduar rëndë pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.
I njëjti ka vdekur pak kohë më pas si pasojë e plagëve të rënda.
Lajmin për gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ejup Govori nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ka ndërruar jetë para pak minutash – kishte lëndime të rënda në kokë. Përkundër ndërhyrjes së mjekëve – ka qenë e pamundur”, tha Govori.