
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Gjashtë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminalë nga Shqipëria dhe Kosova janë vënë në pranga nga policia, në kuadër të operacionit të koduar policorë “Njësia”.
Ky grup kriminal ishte i specializuar në falsifikimin e dokumenteve me qëllim shitjen, teksa në operacion mori pjesë dhe Njësia e Përbashkët të Investigimit me SHBA-në.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.