Parandalohet futja e telefonit dhe drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e telefonit dhe drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronika June 15, 2024 - 19:28

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

SHKK, njofton se gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01, është hasur në gjëra të dyshimta. Pas kontrollimit të tyre, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike.

“Lidhur me rastin, është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe Policia. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim. /Zëri