Vëllau rrah motrën në Lipjan, arrestohet nga policia
foto: Ilustrim

Vëllau rrah motrën në Lipjan, arrestohet nga policia

Kronika June 15, 2024 - 09:16

Një person është arrestuar nga Policia në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur motrën e tij.

Sipas njoftimit të  Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të  premten rreth orës 13:06 në Lipjan, raporton Zeri.info. 

" Lipjan  14.06.2024, 13:06. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri