Afro dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Afro dy mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronika June 15, 2024 - 09:11

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafiku.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, janë regjistruar edhe 18 arrestime e 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu bëhet e ditur se për një ditë u shkaktuan 57 aksidente me dëme materiale, ndërsa 25 me persona të lënduar. /Zëri