Gjakovë: Burri e raporton të zhdukur gruan dhe vajzën e tij
foto: Ilustrim

Gjakovë: Burri e raporton të zhdukur gruan dhe vajzën e tij

Kronika June 15, 2024 - 09:05

Një burrë ka raportuar në polici se gruaja dhe vajza e tij janë larguar nga shtëpia e tyre në Jabllanicë të Gjakovës, dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën "Rr. Dëshmorët e 6 Prillit" në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy viktimat bashkëshortja me vajzën e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri