Hyri me forcë në një oridinancë dhe vodhi 170 euro, prangoset një person në Kaçanik
Foto: Laura Hasani

Hyri me forcë në një oridinancë dhe vodhi 170 euro, prangoset një person në Kaçanik

Kronika June 15, 2024 - 08:57

Policia ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi që i njëjti dyshohet se me forcë ka hyrë në një ordinancë dhe ka vjedhur para të gatshme me vlerë 170 euro.

Sipas njoftimit të  Policisë  thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën " Idriz Seferi" rreth orës 04:00 në Kaçanikm raporton Zeri.info.

“Rr. Idriz Seferi, Kaçanik 14.06.2024-04:00.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, kishin hapur me forcë derën e ordinancës së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 170 €. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri