Policia sekuestron armë, radiolidhje dhe mjete të tjera të dyshimta në dy shtëpi në Zubin Potok
Foto: Laura Hasani

Policia sekuestron armë, radiolidhje dhe mjete të tjera të dyshimta në dy shtëpi në Zubin Potok

Kronika June 14, 2024 - 09:23

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy shtëpi në Zubin Potok dje ka sekuestruar armë dhe mjete të tjera të dyshimta

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë “M-48”, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobilë, një laptop, një granatë dore “M-75”, prodhim jugosllav, një radiolidhje “Baufeng” dhe një jelek taktik.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë me emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri