Policia jep detaje rreth të shtënave me armë zjarri në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Policia jep detaje rreth të shtënave me armë zjarri në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Kronika June 13, 2024 - 22:38

Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Zeri.info se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci për “Zërin”.

Ai ka thënë se janë në kërkim të identifikimit të të dyshuarve.

“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka bërë të ditur Borovci. /Zëri