Gjobë ndaj kompanisë që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

Gjobë ndaj kompanisë që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

Kronika May 10, 2024 - 12:06

Më datën 05.05.2024 përgjegjësi i një kompanisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore G.M., shtetas italian, i moshës 64-vjeçar, është ftuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sepse pa leje përkatëse kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik - Hani Elezit, saktësisht te vendi i quajtur “Guri i Shpuar’’ në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë, është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurove, ndërsa ndaj personit juridik (kompanisë) kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve.

Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te personat përgjegjës të kompanive që të pajisen me dokumente përkatëse për bllokimin e rrugëve.

“Ndërsa ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image
 
Image