Dhunë në familje, lëndohen dy persona në Gjilan
Foto: Ilustrim

Dhunë në familje, lëndohen dy persona në Gjilan

Kronika May 10, 2024 - 10:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar një femër dhe një mashkull, kanë sulmuar fizikisht viktimën femër.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, derisa gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe viktima tjetër mashkull, i cili ka tentuar për t’i ndarë.

Ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan, 09.05.2024 - 16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuarit, një femër dhe një mashkull, kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore e më pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar për t’i ndarë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri