Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit, shkaktoi aksident me fatalitet në Lipjan
Foto: Laura Hasani

Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit, shkaktoi aksident me fatalitet në Lipjan

Kronika April 23, 2024 - 16:56

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti me fatalitet, që ndodhi dje në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person i moshës 71-vjeçare.