Aksident i rëndë në Shqipëri, dyshohet për tetë të vdekur

Aksident i rëndë në Shqipëri, dyshohet për tetë të vdekur

Kronika April 02, 2024 - 08:05

Tetë persona dyshohet të kenë vdekur si pasojë i një aksidenti të rëndë, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Këlcyrë - Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar.

Automjeti i tipit “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vjosa.

Raportohet se shtatë viktima janë shtetas të huaj, po ashtu edhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe Prokurori, që po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhen drejtori vendor i Policisë, drejtori i Departamentit për Kufirin, drejtori i Policisë Rrugore dhe drejtori i Rendit Publik, si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. /abcnews