Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Kronika April 01, 2024 - 23:07

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin, Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, e përfshirë një veturë civile me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një  person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.