Një qytetar bëri thirrje për urrejtje fetare në sheshin e Ferizajt, Policia nis hetimet
Foto: Laura Hasani

Një qytetar bëri thirrje për urrejtje fetare në sheshin e Ferizajt, Policia nis hetimet

Kronika April 01, 2024 - 09:30

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar për një rast të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit, që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Sipas Policisë, më 28 mars është raportuar se në rrjetin social Facebook nga një faqe është shpërndarë një video, ku i dyshuari mashkull kosovar nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit.

Lidhur me rastin më datën 31.03.2024 Njësiti i Hetimeve në konsultim me prokurorin ka iniciuar lëndën e rastit, e cila është në procedurë hetimore.

Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Kosovës, Neni 141, thuhet se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, ose bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Image