Pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen dy persona
Foto: Laura Hasani

Pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronika March 29, 2024 - 16:51

Policia e Kosovës sot ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Sipas PK-së, në vendngjarje janë hasur dy persona me një motoçikletë, të cilëve u është gjetur një revole me një karikator, raporton Zeri.info.

“Policia do ta trajtojë këtë rast në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Zëri