Aksident i rëndë afër Plavës, katër të vdekur
Kronika
December 26, 2023 - 09:14
Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane, afër Plavës.
Siç raportojnë mediat në Mal të Zi, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M. Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N. Cirkoviq.
M. Mekuli ishte e lënduar rëndë dhe ka vdekur në spital, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi. Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete. Raportohet se automjetet janë përplasur kokë më kokë. /rtk
