Gjakovë, arrestohet 18-vjeçari për posedim të paautorizuar të armëve
Kronika
May 04, 2023 - 20:08
Policia e Kosovës në Gjakovë përmes njoftimit ka bërë të ditur se, pas pranimit të një informate se i dyshuari 18-vjeçar me inicialet F. H. posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë dhe se në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore.
"Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Kurse ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet, njoftimin e Policisë. /Zëri