Zjarr në Kazermën e FSK-së në Istog, Policia jep detaje

Zjarr në Kazermën e FSK-së në Istog, Policia jep detaje

Kronika January 26, 2023 - 13:22

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të enjte në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se është djegur një objekt ndihmës.

Siç ka bërë të ditur ai, nga ky incident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 11:35, Policia është njoftuar për një zjarr në Kazermën e FSK-së në Istog. Është djegur një objekt ndihmës. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ka dëme materiale, por jo të lënduar”, tha Gashi.