Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit, Policia po heton rastet

Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit, Policia po heton rastet

Kronika May 02, 2024 - 09:30

Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku një femër është gjetur e vdekur në një furrë buke.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një furrë buke ka hasur të shtrirë trupin e viktimës femër. Sipas mjekut, viktima është sjellë pa shenja jete në spital. Viktima ishte punëtore e furrës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në fshatin Brezna të Dragashit, nga QKMF-ja është raportuar se është sjellë pa shenja jete viktima femër.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri