Policia në Shtime arreston katër shtetas të huaj, që erdhën ilegalisht me një kamion nga Greqia
Të mërkurën rreth orës 11:40 Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në oborrin e një objekti afarist në fshatin Davidovc të Shtimes kishte arritur një kamion me targa vendore nga Greqia dhe nga rimorkio kanë zbritur disa persona të panjohur, shtetas të huaj, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se menjëherë ekipe të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit të Shtetit kanë nisur kërkimin e tyre.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, katër personat e panjohur, shtetas të huaj, janë vërejtur në një objekt në fshatin Davidovc të Shtimes, të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime”.
“Në lidhje me këtë janë njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje dhe rasti bashkë me personat e dyshuar i është dorëzuar kësaj drejtorie për procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri