Plagosen dy persona në Klinë

Plagosen dy persona në Klinë

Kronika May 18, 2022 - 14:34

Dy persona janë plagosur sot me armë zjarri në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 13:40 Policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë”, bëri të ditur Policia. /Zëri