Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
IPK-ja kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas zjarrit në arkivin e Policisë në Drenas

IPK-ja kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas zjarrit në arkivin e Policisë në Drenas

Kronika January 19, 2021 - 14:16

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimit e tre punonjësve të Policisë.

Ky vendim vjen si shkak i përfshirjes nga zjarri të arkivit të Stacionit Policor të Drenasit ditën e djeshme, ku dyshohet se punonjësit kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Për këtë kërkesë IPK-ja ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtarë policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se ata kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, theksohet në komunikatë.

Përmes komunikatës, njoftohet se hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Të hënën në Stacionin policor të Drenasit është raportuar se është përfshirë nga zjarri arkivi i këtij Stacioni. Nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar. /Zëri