Gjendet një person i vdekur në Deçan
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet një person i vdekur në Deçan

Kronika May 09, 2024 - 18:08

Një person i moshës 42-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Baballoq të Deçanit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se rasti është raportuar në orët e mëngjesit.

“Sot rreth orës 08:20, policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i lindur më 1982”, ka thënë ai.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “hetim i vdekjes”.