![Policia bastis banesën e të dyshuarit për vrasjen e sotme në Prishtinë](/uploads/zeri.info/images/2020/December/06/auto_129721383_212565407047133_6213543041545207494_n1607260425.jpg)
Policia bastis banesën e të dyshuarit për vrasjen e sotme në Prishtinë
Kronika
December 06, 2020 - 13:59
Policia e Kosovës ja njoftuar se ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit për vrasjen e sotme të ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, por i njëjti nuk është gjetur aty.
“Ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja. Pak më tutje nga vendi i ngjarjes, rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, ka thënë Policia në një njoftim shtesë rreth këtij rasti të ndodhur sot në mesditë. /Zëri