Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prizren

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prizren

Kronika April 07, 2020 - 12:02
Policia jep detaje lidhur me rastin

Dje në mesditë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar që në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura e ku lëndime të rënda nga marrë njëra ngasëse e njërës veturë, përcjell “Zëri.info”.

“Rr. ‘Turgut Ozall’, Prizren, 06.04.2020 - 15:15. Është raportuar për një aksident trafiku, të përfshira dy automjete, me ngasës mashkull dhe femër, kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, ngasësja femër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta dhe pas tretmanit është liruar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë. /ZËRI

Lexo edhe Shërben kafe për klientët në kohë pandemie, prishtinasi e pëson keq nga Policia
Kronika April 07, 2020