Shërben kafe për klientët në kohë pandemie, prishtinasi e pëson keq nga Policia

Shërben kafe për klientët në kohë pandemie, prishtinasi e pëson keq nga Policia

Kronika April 07, 2020 - 11:55
Policia jep detaje lidhur me rastin

Një person është arrestuar dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, pasi ka shërbyer kafe në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. I njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell “Zëri.info”.

“Rr. ‘Haxhi Zeka’, Prishtinë, 06.04.2020 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi është hasur duke shërbyer kafe në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /ZËRI

Lexo edhe Vjedhje gjatë koronavirusit, arrestohet një person
Kronika April 07, 2020