Rrahje: Grushta e shkelma mes të rinjve në Prishtinë

Rrahje: Grushta e shkelma mes të rinjve në Prishtinë

Kronika gusht 21, 2019 - 19:31
Detajet

Një grup i të rinjve është përfshirë në një rrahje në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Arbëria në rrugën Ahmet Krasniqi.

Në këtë përleshje janë përfshirë dy të rinj të cilët grushtojnë dhe shkelmojnë njëri- tjetrin.

Shoferi i makinës paraprakisht del nga automjeti i tij pasi ishte ndalur nga një person tjetër.

Atypari shihen edhe disa persona të tjerë që afrohen për t`i ulur gjakrat dhe ndarë të rinjtë e përfshirë në këtë ngatërresë.

Ende nuk dihet arsyeja e rrahjes mes këtyre të rinjve.

Videoja është dërguar nga një sinjalizues i cili e ka incizuar këtë incident nga ballkoni i banesës së tij.