Bariu e vret me armë ujkun, kjo e gjen më pas nga policia!

Bariu e vret me armë ujkun, kjo e gjen më pas nga policia!

Kronika April 14, 2019 - 12:45
DETAJET

Një bari në Dragash është arrestuar dje nga policia e Kosovës pasi që i njëjti ka shtënë në drejtim të ujkut duke e vrarë kështu atë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur ujku i mbytur si dhe arma me të cilën është vrarë ai.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

LEXO EDHE: Aksident trafiku në Suharekë

“Fsh. Mlik, Dragash 1304.2019 - 18:35. Raportohet se derisa patrulla policore ishte në pikë kontrolli kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit. Menjëherë kanë reaguar, kanë verifikuar drejtimin e të shtënave dhe kanë takuar një bari mashkull K/Shqiptar, i cili po ruante delet dhe në momentin kur i rrezikohet kopeja prej ujqërve ka shtëne dy herë në drejtim të ujkut. Gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole cal. 7.65 mm, pa fishek. Gjithashtu policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një kafshë e egër (ujk) të mbytur nga qenët e bariut. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI