Aksident trafiku në Suharekë

Aksident trafiku në Suharekë

Kronika April 14, 2019 - 12:41
DETAJET

Policia e Kosovës ka njoftuar që dje në rrugën Sallagrazhdë-Grejkoc të Komunës së Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave e ku lëndime kanë marrë gjashta persona, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë nuk ka të arrestuar për rastin.

Hetimet janë duke vazhduar.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Mitrovicë

“Rr. Sallagrazhdë - Grejkoc, Suharekë 13.04.2019 - 15:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me vozitës një mashkull dhe një femër K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore pësojnë dy vozitësit dhe katër pasagjere dy femra dhe dy meshkuj K/Shqiptar. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor e më pas lirohen nga qendra shëndetësore-Suharekë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI