Kërkohet paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
Foto: Laura Hasani

Kërkohet paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Kronika September 28, 2026 - 13:37

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë Speciale, nëntë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për pjesëmarrje në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin Potok.

Nëntë të dyshuarit u arrestuan të dielën gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, në kuadër të rastit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit është bërë mbi bazën e provave dhe të dhënave të mbledhura gjatë procedurës hetimore deri në këtë fazë.

“Prokuroria Speciale do të vazhdojë veprimet hetimore dhe procedurat në kuadër të kompetencave të saj ligjore, duke respektuar të drejtat e të gjithë personave të përfshirë në procedurë dhe konfidencialitetin e informacionit që nuk mund të bëhet publik në këtë fazë”, thuhet në njoftim.