Arrestohet mësuesi në Lushnjë, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Arrestohet mësuesi në Lushnjë, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Kronika September 28, 2026 - 14:36

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve një nxënëse të mitur.

Sipas Policisë shqiptare, në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet M.S., i cili ushtronte detyrën e mësuesit në një shkollë të qytetit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht të miturën përmes komunikimeve me mesazhe, shkruan Euronewsal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila po vijon hetimet për rastin.