Policia arreston në Prishtinë disa persona për grabitje

Kronika October 15, 2018 - 16:32
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e rajonit të Prishtinës sot në një operacion të zhvilluar ka arrestuar pesë persona të dyshuar për raste të ndryshme të grabitjeve, transmeton “Zëri.info”.

Në njoftim të policisë thuhet se ky operacion është zhvilluar në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim.

“Një operacioni i gjerë policor  i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç’ rast  janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar;

ë Një revole,

ë Disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe

ë Gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.

Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar  do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit.