Ish-drejtori i QKUK-së, dëshmitar në gjykimin për “Korrupsion” ndaj ish-ministrit Agani

Kronika September 22, 2018 - 08:31
Lexo tjera detaje
Image

Ish-drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Nijazi Gashi, do të dëgjohet si dëshmitar në seancën e radhës në rastin “Stenta”, në të cilin për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” po akuzohen: ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i kësaj ministrie Gani Shabani.

Avokati mbrojtës, Nikë Shala, ka dhënë propozimin për dëgjimin e ish-drejtorit Gashi si dëshmitar, kurse të njëjtin, pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, e ka aprovuar trupi gjykues.

Po ashtu trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Shadije Gërguri e ka aprovuar edhe propozimin tjetër të avokatit Shala, që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet edhe Bekim Fusha, nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe një zyrtar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

Trupi gjykues në të njëjtën kohë e ka refuzuar propozimin e avokatit Shala, që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen Besim Mujaj si ekspert i prokurimit, Isa Latifaj, ish-drejtor i përgjithshëm i Auditimit në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe Ismet Hyseni, drejtor i Departamentit të Prokurimit në MSH, me arsyetimin se dëshmitarët e dëgjuar deri më tani kanë dhënë sqarime të mjaftueshme.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)