Viktima e vrasjes në Gjakovë kishte refuzuar të strehohej në Qendrën për Mbrojtje të Viktimave
Foto: Driton Bublaku

Viktima e vrasjes në Gjakovë kishte refuzuar të strehohej në Qendrën për Mbrojtje të Viktimave

Kronika gusht 10, 2018 - 11:49
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Valbona Marku-Nrecaj kishte refuzuar të strehohej në Qendrën për Mbrojtje të Viktimave në Gjakovë. E njëjta kishte pohuar se ndjehet e sigurt tek familja e saj në Brekoc të Gjakovës, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Nisin hetimet për mosveprim në rastin e vrasjes së dyfishtë

Kështu tha Agim Pula mbrojtës i viktimave nga Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë konferencës për media lidhur me këtë rast.

“Viktimës i ishte ofruar strehim, por e njëjta nuk kishte pranuar, duke pohuar se do të strehohet tek vëllezërit e saj në Brekoc të Gjakovës”, ka thënë Pula. /ZERI