Gjendet një person i shtrirë në tokë në Prishtinë, vdes në QKUK
Foto: Laura Hasani

Gjendet një person i shtrirë në tokë në Prishtinë, vdes në QKUK

Kronika May 05, 2024 - 08:42

Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në tokë, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ku edhe është raportuar në Polici nga një dëshmitar.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 07:40 në Prishtinë, raporton Zeri.info.

ëPrishtinë / 04.05.2024 ë 07:40. Raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarit, viktimën e ka gjetur të shtrire në tokë, i njëjti e ka njoftuar emergjencën të cilët e kanë marrë personin dhe e kanë dërguar në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksionë, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri