Nisin hetimet për mosveprim në rastin e vrasjes së dyfishtë

Kronika August 10, 2018 - 08:33
Lexo detajet

Prokuroria e Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave të Policisë dhe prokurorëve në parandalimin e vrasjes së dyfishtë të 40-vjeçares Valbona Marku-Ndrecaj dhe vajzës së saj 9-vjeçare në Brekoc të Gjakovës. Ndërkohë, pikërisht të enjten i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje, Pjetër Ndrecaj, është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Prishtinë, shkruan sot gazeta "Zëri". 

40-vjeçarja Valbona Marku-Ndrecaj, e cila natën e 7 gushtit mbeti e vdekur bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare pas qëllimit me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj, kishte kërkuar ndihmë në Stacionin Policor në Gjakovë pas kërcënimit që kishte marrë nga ish-burri i saj.

LEXO EDHE: Valbona Marku-Ndrecaj refuzoi mbrojtjen e policisë pasi ndjehej e sigurt te vëllezërit e saj

Mirëpo pavarësisht lajmërimit të rastit në Polici Valbona dhe vajza e saj nuk arritën të mbrohen nga ish-burri, konkretisht babai, i cili në drejtim të tyre kishte shkrepur disa plumba.

Dy ditë pas vrasje së tyre Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokurori i Shtetit kanë ndërmarrë masat për nisjen e hetimeve për të verifikuar çdo mosveprim, i cili mund të cilësohet si element i ndonjë vepre penale. 
Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se ka nisur hetimet ndaj disa zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave. IPK-ja bën të ditur se tashmë është në fazën fillestare të grumbullimit të informatave....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)