Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
foto: Ilustrim

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika May 05, 2024 - 09:00

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. ku një shtetas i Shqipërisë ka hyrë në dhomën e një hoteli, duke kryer vjedhje.

Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Më 04.05.2024 dy ankuesit shtetas të huaj kanë njoftuar policinë se në dhomën e hotelit ku ankuesit ishin duke qëndruar ka hyrë i dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe kishte vjedhur një orë dore (smart) dhe një palë dëgjuese. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën dhe gjërat e vjedhura i ka shitur”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri