Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi

Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi

Kronika gusht 09, 2018 - 21:50
Lexoni më shumë detaje

Një ngjarje e shëmtuar është bërë publike këtë të enjte nga e përditshmja Kathimerini, e cila shkruan se policia ka vënë në pranga një 37 vjeçar shqiptar.

Arsyeja e arrestit ka qenë vjedhja që kishte kryer shqiptari tek ndihmat që janë dhënë nga shteti për të prekurit nga ferri i zjarreve që goditën muajin e kaluar periferinë e Athinës.

Në makinën e shqiptarit u gjetën disa ushqime si dhe dy pako me biskota.

Policia ka nisur ta hetojë rastin, pasi beson se në grabitje është përfshirë dhe një 49 vjeçar me origjinë nga Greqia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shqiptarit.

Kujtojmë se zjarri i rënë në rrethinat e Athinës shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme.