ATK-ja detyron 216 subjekte t’ia paguajnë kontributet pensionale të mbetura pezull punëtorëve, shuma mbi 5.4 milionë euro
Foto: Laura Hasani

ATK-ja detyron 216 subjekte t’ia paguajnë kontributet pensionale të mbetura pezull punëtorëve, shuma mbi 5.4 milionë euro

Ekonomia July 21, 2026 - 15:59

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka trajtuar për herë të parë kontributet pensionale të mbetura pezull për 216 subjekte, duke mundësuar kreditimin e llogarive të punëtorëve me mbi 5.4 milionë euro.

ATK-ja këtë e quajti “një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”.

“Sepse çdo kontribut duhet të shkojë aty ku i takon”.