Breshri shkakton dëme të mëdha në kulturat bujqësore në Istog, fermerët kërkojnë ndihmë
Ekonomia
July 21, 2026 - 08:46
Breshri i rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa komuna të Kosovës, me Istogun dhe Skenderajn, që raportohen ndër zonat më të prekura.

Sipas njoftimeve nga terreni, kulturat e shalqirit, misrit dhe specit kanë pësuar dëmtime të mëdha, duke rrezikuar prodhimin dhe investimet e fermerëve pas muajsh pune.
Pamjet e publikuara nga zonat e prekura tregojnë dëme të shumta në parcelat bujqësore, ndërsa fermerët shprehen të shqetësuar për humbjet që kanë pësuar.

Ata u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të dalin sa më shpejt në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe të ndërmarrin masa për mbështetjen e prodhuesve bujqësorë të prekur. /Telegrafi