12-vjetori i themelimit, prezantohen të arriturat dhe sfidat e OPPK-së
Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës (OPPK) ka shënuar 12-vjetorin e themelimit, ku u theksuan sfidat me të cilat po përballet ky institucion, e po ashtu edhe të arriturat, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Odës, Mehdi Reshani në një konferencë për media tha se një prej sfidave për ta mbetet mospërfundimi i lëndëve në gjykata, pasi këto të fundit po përballen me ngaerkesa të shumta të lëndëve.
“Edhe ky profesion i ka sfidat e veta, mirëpo një prej sfidave kemi që gjykatat tona për hir të ngarkesës ende nuk kanë mundësi me vepruar më shpejt me i përfunduar lëndët të cilat shkojnë sipas mjeteve juridike, përkatësisht sipas prapësimeve ndaj kërkesave. Por megjithatë, një trend pak a shumë po shkon drejt përmirësimit dhe drejt zvogëlimit të vonesave. Kemi marrë edhe premtime edhe prej kryesuesit të Këshillit Gjyqësor që e kanë bërë një një strategji që me filluar më shpejt me u trajtuar lëndët edhe me mos me pasë zvarritje të shumta siç kanë qenë deri tash”, tha Reshani.
Ai tregoi se me disa prej institucioneve kanë arritë që të kenë qasje elektronike në regjistra.
“Po ashtu, kemi arritur edhe me disa institucione të marrim qasje elektronike në regjistrin e llogarive bankare, Bankën Qendrore, Departamentin e Regjistrimit të Automjeteve, Agjencionin Katastral të Kosovës, ku do të thotë përmbaruesit kanë qasje dhe nuk ka nevojë me dërguar as letra, as asgjë, por të gjitha veprimet të cilat i ngarkon ligji kur kanë kompetencën e tyre, i ndërmarrin veprimet direkt në sistem edhe si për ngarkim të pasurisë, ose ndalesë të pasurisë, si sendeve të luajtshme, si të paluajtshmërive, si për lejen e tyre, ata direkt, drejtpërdrejt, i kryejnë veprimet vetë në sistemin e përkatësit të Bankës Qendrore, si të Departamentit të Regjistrimit të Automjeteve, si të Agjencionit Katastral të Kosovës”, tha Reshani.
Reshani tha se që nga viti 2014 deri në fund të vitit 2025 janë marrë me mbi 325 mijë lëndë dhe prej tyre mbi 130 mijë janë përfunduar.
“Mirëpo mbi 300 mijë lëndë prej se kemi filluar ne, janë diku mbi 325 mijë lëndë që kanë janë pranuar në punë te përmbaruesit edhe mbi diku mbi 130,000 prej tyre apo 140,000, përafërsisht, janë të përfunduara. Ku të gjitha ato qindra miliona, mbi rreth 700 milionë euro që janë inkasuar borxhe që kanë qenë të bllokuara, që kanë qenë me njëfarë forme të qytetarëve, të kreditorëve, të institucioneve, të kompanive publike, të gjitha ato me kapacitetet që kanë gjykatat tona, ndoshta edhe me dekada të tëra, me 40-50 vite nuk kishin pasë shans me u inkasuar në gjykatat e tona. Do të thotë, ajo e cila ndoshta për një kategori të njerëzve apo qytetarëve, apo përkatësisht për debitorët, që përmbaruesit ndoshta nuk munden me qenë imazh i mirë, është pikërisht sepse më herët janë mësuar mos me i kryer obligimet edhe nuk nuk i ka prishur shumë punë atyre ose me i nisë me i me i vrarë edhe me ua dëgjuar dëshirën e tyre. Normalisht që ata, po që se nuk nuk detyrohen me i kryer obligimet e veta, me dëshirë s’do të kishin me i kryer kurrë. Për ata edhe nuk nuk është edhe për me u habitë që pse në Kosovë ka lindur ky institucion, sepse në Kosovë realisht ka lindur ndoshta në mes shteteve edhe i shteti i fundit në rajon, në Ballkan, sepse çdo shtet që ka është themeluar ky institucion me kompetenca jashtë gjykatës, pikërisht ka lindur sepse gjykatat nuk kanë arritur me i përfunduar veprimet përmbarimore të lëndëve, edhe ka lindur institucioni i përmbaruesve jashtë gjykatave. Prandaj edhe është liruar gjykata, vetëm se tash jemi duke shkuar në atë drejtim që do ta arrijmë që gjykatat tona ta shtojnë efikasitetin edhe ta shkurtojnë kohën e vendosjes, sepse ajo ndikon që përveç që palëve t’u zvarriten të drejtat e tyre, me i realizuar kreditorët të drejtat e veta, ndikon edhe në një mënyrë të tërë që po te ato lëndë ku rritet kamata, për shembull, nëse dy vite nuk nuk vendoset për një lëndë, borxhet e mëdha, kamatëvonesa rreth 8%, që është parimisht, po ashtu, po bëhet dy lëndë. Edhe po po vonohet realizimi i të drejtës së biznesit apo të qytetarit, edhe po shkaktohet dëm edhe i buxhetit të shtetit, po edhe edhe i buxhetit të debitorëve privatë, sepse çdo zvarritje po e rrit koston edhe po bën dëm në aspektin ekonomik”, tha Reshani. /eo