LDK-ja pas shtrenjtimit të rrymës: A është ky ndryshimi që pushteti premtoi?

LDK-ja pas shtrenjtimit të rrymës: A është ky ndryshimi që pushteti premtoi?

Ekonomia March 31, 2023 - 20:53

Çmimi i rrymës elektrike është rritur për 15 për qind dhe kjo ka nxitur reagime të shumta duke marrë parasysh krizën ekonomike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo rritje e çmimit të rrymës është e pabërballueshme për qytetarët dhe se tregon paaftësinë e Qeverisë.

Madje LDK-ja pyet se “a është ky ndryshimi që pushteti premtoi?”.

“Shtenjtimi i energjisë varfëron qytetarët!

Rritja e çmimit të energjisë për të dytën herë, përveçse i padrejtë është edhe i papërballueshëm për qytetarët tanë. Paaftësia qeverisëse dhe mosveprimi i saj ndaj krizave të njëpasnjëshme po iu kushton atyre.

A është ky ndryshimi që pushteti premtoi?”, thuhet në reagimin e kësaj partie. /Zëri