Aeroporti i Gjakovës do t’i kalojë Ministrisë së Mbrojtjes me procedurë të përshpejtuar

Aeroporti i Gjakovës do t’i kalojë Ministrisë së Mbrojtjes me procedurë të përshpejtuar

Ekonomia March 30, 2023 - 10:52

Sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë përfunduar të gjitha procedurat për shpronësimin e tokave në Babaj të Bokës, që gjendet në komunën e Gjakovës dhe në aeroportin e Gjakovës.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se këto prona do të barten në emër të shtetit me procedurë të shpejtuar, raporton Zeri.info.

AKK-ja ka njoftuar se në zonën në Bobaj të Bokës janë përfshirë 407 parcela, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës 24 sosh.

“Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI-ja përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marrë përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.

Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuadër të MMPHI-së, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr. 19/67 më datën 09.03.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve, të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e poligonit kryesor të trajnimeve për nevoja të FSK-së”, thuhet në njoftim. /Zëri