Qeveria ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë, hapen zyrat e Doganës në portet shqiptare

Qeveria ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë, hapen zyrat e Doganës në portet shqiptare

Ekonomia January 26, 2022 - 11:09

Edhe pse disa herë është diskutuar që të hapen zyrat e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, për të lehtësuar procedurat e bizneseve që bëjnë transport, kjo duket se ka marrë formë tani.

Pas marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare, sot Qeveria e Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen mes Kosovës – Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore, raporton “Zëri”.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, me këtë marrëveshje përfshihet edhe vendosja e zyrave doganore të Kosovës në zonën doganore të Portit të Durrësit dhe Porto Romanos.

Po ashtu në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe marrëveshja Kosovë – Shqipëri për sigurime shoqërore e drejta e tyre për pension në Kosovë kur të arrijnë moshën. Po ashtu edhe anasjelltas. Do të llogaritet stazhi i punës në Shqipëri. /Zëri