Bizneset që dëmtojnë shtetin

Bizneset që dëmtojnë shtetin

Ekonomia January 17, 2022 - 13:06

Kafeneja “Tirona”, në qendër të Prishtinës, është një prej lokaleve që lëshon rregullisht kuponë fiskalë për klientët e vet.

Pronari i saj, Fanol Duli, thotë se kjo praktikë ka nisur prejse kanë hyrë në treg arkat fiskale në Kosovë, në vitin 2010.

“(Lëshimi i kuponëve fiskalë) ndikon shumë për të keq te bizneset që punojnë në mënyrë të rregullt. Përderisa ne paguajmë në secilin kupon fiskal 18 për qind TVSH (Tatim mbi Vlerën e Shtuar), ata të tjerët që nuk lëshojnë kuponë, fitimin e kanë gati 100 për qind, për të mos thënë më shumë”, thotë Duli për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shteti duhet të bëjë më shumë inspektime për kontrollimin dhe ndëshkimin e atyre bizneseve që nuk lëshojnë kuponë fiskalë.

“Për të parandaluar këtë pabarazi, inspektimi është e vetmja mënyrë. Në lokal tek unë vijnë shumë dhe është krijuar përshtypja që inspektorët shkojnë në ato lokale që lëshojnë kuponë fiskalë, që në fund të ditës ta bëjnë një raport, që ‘po, bizneset po lëshojë kuponë fiskalë’, e që unë mendoj se është e kundërta, sepse nuk lëshojnë”, thotë Duli.

Sipas ligjit në Kosovë, kuponi duhet të lëshohet nga ofruesi i shërbimeve në çdo rast kur arkëtohen pagesa me para në dorë.

Kuponi fiskal është dëshmi e shitjes së mallrave të caktuara dhe ai përfshin edhe tatimin që duhet paguar për mallrat e shitura.

Në rast të moslëshimit të kuponit fiskal, shteti mbetet pa ato taksa.

Taksa për shumicën e mallrave në Kosovë është 18 për qind.

KEDS-i i privilegjuar, nuk lëshon kuponë fiskalë

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, në Kosovë janë 1,002 biznese të regjistruara si pika të karburantit.

Profesori Limani thotë se moslëshimi i kuponëve fiskalë ndikon direkt në zvogëlimin e buxhetit të shtetit.

“Ne duhet ta kuptojmë drejt dhe mirë se ikja prej këtyre obligimeve, moslëshimi i kuponëve fiskalë, dëmton shtetin. Dhe, në këtë mënyrë, zvogëlohen të hyrat buxhetore dhe zvogëlohet mundësia e Qeverisë që t’iu ofrojë shërbime më të mira publike qytetarëve. Duhet të rritet kontrolli dhe të merren masa shumë të rrepta kundër të gjithë atyre që nuk lëshojnë kuponë fiskalë”, thotë ai.

Por, në njërën nga kompanitë më të mëdha për furnizim me derivate të naftës në Kosovë thonë se janë të pajisur me arka fiskale dhe se lëshojnë kuponë fiskalë rregullisht.

Sipas tyre, kuponi fiskal printohet në arkën brenda objektit të shitjes.

“Nuk ka mundësi të bëhet shitja e radhës pa dalë kuponi fiskal. Për secilën shitje del kuponi fiskal. Mirëpo, kuponët fiskalë nuk janë te pompat. Klienti e mbush veturën me derivate dhe përton të vijë ta marrë kuponin fiskal [brenda në objekt]”, thotë një punëtor i kësaj kompanie.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se moslëshimi i kuponëve fiskalë ka bërë që në treg të ketë pabarazi.

Lajmin e plotë mund ta gjeni KETU:

https://www.evropaelire.org/a/bizneset-qe-demtojne-shtetin/31654443.html