Guvernatori Mehmeti dhe odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë

Guvernatori Mehmeti dhe odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë

Ekonomia June 03, 2020 - 15:47

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është takuar sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rrukiqi, si dhe me drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth zhvillimeve ekonomike gjatë dhe pas përballjes me pandeminë, përcjell “Zeri.info”.

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e odave lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe planet e mëtejme të BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë.

BQK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e odave paraqitën pikëpamjet e tyre për ekonominë e vendit, si dhe për masat mbështetëse që duhet të ndërmerren për ta tejkaluar këtë gjendje me sa më pak pasoja për ekonominë dhe për t’ia dhënë një shtytje më të madhe zhvillimit ekonomik të vendit.