Dogana e Kosovës shënon rritje të të hyrave për periudhën janar-shtator 2026
Foto: Laura Hasani

Dogana e Kosovës shënon rritje të të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Ekonomia October 15, 2026 - 11:44

Dogana e Kosovës ka njoftuar se realizoi të hyra totale në vlerë prej 1 miliard e 521 milionë eurosh gjatë periudhës janar–shtator 2026.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2025, ka rritje të të hyrave për 5,7%, raporton Zeri.info.

Sipas të dhënave për këtë periudhë, rritje është shënuar në të tri kategoritë kryesore të të hyrave:

Taksa doganore: 145.67 milionë euro, me rritje prej 7,0% krahasuar me vitin 2025.

Taksa e akcizës: 487.25 milionë euro, me rritje prej 1,9%.

TVSH-ja: 884.71 milionë euro, me rritje prej 7,5%.

“Kjo rritje reflekton performancën pozitive në mbledhjen e të hyrave doganore dhe kontributin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri