“Termokosi” nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë
Sot “Termokosi” do të fillojë sezonin e ngrohjes 2026/2027, duke u ofruar ngrohje mbi 25 mijë konsumatorëve të kyçur në këtë rrjet.
Ky lajm u bë i ditur përmes një njoftimi nga vetë ndërmarrja, ku thuhej se pas vlerësimit të përgatitjeve për sezonin e ri, kryeshefi ekzekutiv i “Termokosit”, Bersant Beka, në bashkëpunim me menaxhmentin ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme.
“Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit”, thuhej mes të tjerash.
Në anën tjetër, u bë e ditur se në kuadër të angazhimeve për nisjen e sezonit, është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). /Zëri