Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Rimëkëmbja ekonomike mund të marrë kohë deri në vitin 2023

Rimëkëmbja ekonomike mund të marrë kohë deri në vitin 2023

Ekonomia May 25, 2020 - 09:56

Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga koronavirusi, vlerësohet se Kosova mund ta rikthejë gjendjen ekonomike gjatë këtij viti, por nëse pandemia do të vazhdojë, atëherë vendi nuk mund ta rimëkëmbë ekonominë deri në vitin 2023. Kështu bëri të ditur në një intervistë për “Ekonominë Online” eksperti i çështjeve të ekonomisë, Muhamet Mustafa.

“Janë dy variante, nëse në qershor vjen normalizimi, atëherë gjendja do të jetë në situatën siç ka qenë para virusit dhe do të ketë mundësi të rimëkëmbet në kuartalin e dytë të 2020-ës. Nëse do të vazhdojë edhe me tutje neve do të na gjejë 2022-2023 që të kthehemi në gjendjen e mëparshme.

Ne nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë. Pasi nëse kemi raste do të sanksionohen prapë bizneset dhe pasojat do të jenë të rënda”, tha Mustafa.

Mustafa potencoi se do të ketë ndikime negative në shumë fusha, ku sipas tij do të ketë rënie të bruto produktit për 5 për qind, si dhe të punësimeve.

Më tej ai komentoi masat e Qeverisë, për të cilat tha se janë të vështira të zbatohen nga bizneset për shkak situatës politike dhe rebalancimit të buxhetit.

Ai thotë se ekziston problemi i ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare sa u përket ndihmave financiare dhe kredive.

“Vlerësimet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë konfirmuar se mund të ketë tkurrje të GDP-së ose të bruto produktit vendor rreth 5%. Ka ndikime negative në shumë fusha.

Qeveria ka marrë disa masa, por ato po kanë vështirësi të zbatohen në tërësi, veçanërisht te bizneset, për shkak situatës politike dhe pamundësisë për t’u bërë rebalancimi i buxheti dhe për t’u bërë ratifikime për marrëveshje ndërkombëtare lidhur me ndihmat financiare dhe kreditë. Ky është problemi elementar që duhet të zgjidhet në Kosovë”, u shpreh ai.

Duke folur për rihapjen e bizneseve, eksperti i ekonomisë tha se duhet të bëhet hapja e tërësishme e bizneseve.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe mënyrën se si duhet të veprohet për ta parandaluar virusin dhe për ta bërë rihapjen e zhvillimit ekonomik, raporton EO-ja.

“Ka filluar riaktivizimi, duhet të shkohet në riaktivizim të tërësishëm në përjashtim të ushqimit dhe të akomodimit. Ne të konsolidojmë institucionet shëndetësore që të përballen me viruse të ndryshme pa pasur rënie të madhe në shoqëri”.

Rritja e testimeve ne mënyrë të shpejtë dhe evidenca e atyre të infektuar, izolimi i tyre dhe evitimi i paralizimit total të shoqërisë, sepse nëse vazhdon kështu do të ketë pasoja të mëdha”, u shpreh Mustafa.